Humbja e kontrollit të mjetit si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara ishte edhe shkaku i aksidentit të frikshëm që u regjistrua një ditë më parë në urën e Spatharit në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës ku mbeten te plagosur tre persona. Automjeti që drejtohej nga 32 vjecari me iniciale Z.B theu parmakët e urës dhe përfundoi në ujrat e liqenit të Vau Dejësit por fatmirësisht tre të rinjtë arritën të dalin nga automjeti dhe pastaj u ndihmuan për tu nxjerr nga uji dhe u transportuan në spital
Diten e sotme u bë e mundur edhe nxjerrja e automjetit qe kishte përfunduar në thellësi të ujit. Ndërsa në vendngjarje ishte edhe policia e cila po punon për të zbardhur detaje të reja nga ky aksident .
Policia njofton se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Artikulli paraprakGARA PËR KREUN E GARDËS SË REPUBLIKËS, KANDIDATËT PREZANTOJNË PLATFORMËN DHE VIZIONIN
Artikulli tjetërZJARRET E VERËS, 345 MILIONË LEKË DËMSHPËRBLIM PËR 15 BASHKI