Dy drejtues mjetesh mbeten të lënduar, ndërsa lëvizja në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë u vështirësua pasditen e djeshme për pasojë të një aksidenti automobilistik.

Në aksident u përfshinë dy mjete trajlera të tonazhit të rëndë edhe një veturë.

Për pasojë të aksidentit, në rrugë u krijua trafik i rënduar me radhën që shkoi në mbi 2 kilometra.

Për të normalizuar situatën u desh ndërhyrja e policisë rrugore, ndërsa një grup ekspertësh kreu veprimet e para në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROKURORIA DËRGON NË GJYQ NJË ISH-KRYETAR KOMUNE DHE NJË TEKNIK,NUK DEKLARUAN PASURITË
Artikulli tjetërNË PUKË VIDHEN TRANSFORMATORËT PËR HERË TË 4-T