5 anëtare të një familje mes të cileve 3 fëmije mbeten të plagosur, pasi automjeti më targa Serbe me të cilin udhetonin doli në rruga dhe u përplas me trafindaresen.Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në rrugen e kombit segmenti Milot-Kalimash, pranë fshatit Gziq të Mirditës.

Nga aksidenti mbeten të plagosur një çift bashkëshortesh dhe tre fëmijet e tyre.Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë për jeten, pasi ka marrë plage në disa pjesë të trupi.

Sipas të dhënave familja nga Serbia po vinte për pushime verore në shqipëri dhe nga veprimet paraprake hetimore të policisë, dyshohet se drejtusi i mjetit ka humbur kontrollin dhe përplasur trafindaresen nga shpejtësia dhe lagështira në rruge.

Artikulli paraprakPOLICIA, 705 TË ARRESTUAR NË KORRIK
Artikulli tjetërSHERR NË NJË PIKË KARBURANTI NË LEZHË