Një 65 vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Aksidenti ndodhi në fshatin Mengël, ku 54 vjeçari me iniciale Sh.R, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin me targa EL 8223 B ka aksidentuar shtetasin Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan, i cili lëvizte me një kafshë pune.

I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.