Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakIRANI SULMON BAZËN AMERIKANE NË KATAR/ DOHA: NUK KA VIKTIMA APO TË PLAGOSUR!
Artikulli tjetërSULMET E IRANIT/ MINISTRIA E JASHTME: SHQIPTARËT NË VENDET E GJIRIT PERSIK TË KENË KUJDES TË SHTUAR