Nje aksident tragjik mbremjen e djeshme i ka marre jeten kengetarit shkodran Ergi Dini.

Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili po udhetonin me motociklete ne afersi te ures se ish-bllokut ne Tirane kur papritur kane humbur kontrollin e mjetit.Aksidenti eshte regjistruar në orën 21 e 20 minuta të së hënës, ndërsa në Spitalin Ushtarak vdekja e tyre eshte regjistruar në orën 21 e 50 minuta. Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, ata nuk kane mundur dot t’i mbijetojnë plagëve të marra ne koke dhe ne trup.Sipas policisë, të dy të rinjtë udhëtonin me motoçikletë pa kaska mbrojtëse dhe për këtë shkak gjatë përplasjes në tokë kanë marrë plagë të rënda në kokë. Sipas ekspertizës paraprake rrota e pare e motoçikletës ishte shkëputur nga rruga, çka solli edhe humbjen e drejtimit të mjetit.  Ergi Dini në 2014 hipi në skenën e konkursit muzikor X Factor duke u shpallur dhe fitues i saj.I riu ishte zhvendosur në Tiranë, plot energji dhe dëshirë për të jetuar jetën ku publikoi dhe këngët”Morphine” dhe “Asnji gram”, që u publikua më 15 prill 2016.Shume miq, këngëtarë dhe artistë kanë përcjellë në statuset e tyre në facebook dhimbjen për humbjen e papritur te Ergi Dinit.

Artikulli paraprakFESTE ME KOKAINE NE BANESEN ME QERA,PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetër“PA FRYMË” HUMBJA E ERGI DINIT DHE SHOKUT TË TIJ