Zbulohet identitetin e viktimës së aksidentit tragjik në Shkodër-Lezhë. 55-vjeçari Eduard Grishaj, me banim në Shkodër ka humbur jetën.

Eduard Grishaj ka qenë studiues, përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër dhe një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e ngjarjes së 2 prillit 1990 ku humbën jetën 4 shtetas.

Ai ishte duke udhëtuar me automjet, kur pas përplasjes me kamionin është shtypur përsipër nga mjeti i rëndë.

Grishaj qëndroi kohësh i bllokuar brenda në automjet, derisa autoritetet me eskavator dhe zjarrfikëse arritën t’i nxjerrin vetëm trupin.