Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës, ku një automjet dyshohet se është përplasur me një motomjet me dy persona.Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. M., 50 vjeç.Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar që udhëtonte në motomjet ka humbur jetën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEVIS SALA REAGON PAS DORËHEQJES: KAM PRANUAR ANGAZHIME NË FUSHËN TIME TË EKSPERTIZËS! MIRËNJOHJE RAMËS PËR BESIMIN
Artikulli tjetërDORËHEQJA E EVIS SALËS SI MINISTRE E SHËNDETËSISË, REAGON RAMA