Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Cervere, Piemonte.
Viktima është me inicialet M. A. 49-vjeç, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes që ishte fatale. Në aksident u përfshinë tre makina.

Ai ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Fiat 500’ kur është përplasur kundër një makine tjetër, që po drejtohej nga një grua.

Ndërkohë që nga aksidenti mbetën edhe tre persona të tjerë të plagosur, por që sipas medieve italiane nuk janë në rrezik për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane heton për zbardhjen e dinamikës.Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar për më shumë se 2 orë.

Artikulli paraprakVRITET KREU I TIFOZËVE TË “PARTIZANIT” TË BEOGRADIT
Artikulli tjetërBIZNESMENI KORÇAR QËLLON VETEN BRENDA LOKALIT TË TIJ