
Pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, kryepolici Skënder Hita ka pezulluar nga detyra, deri në përfundim të hetimeve, drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, duke e zëvendësuar përkohësisht në detyrë me Ervin Hodajn.
Gjithashtu, për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Autori i tragjedisë, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është sanksionuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.






