Një aksident me një të vdekur dhe 3 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Në kilometrin e 45-të të rrugës Elefsina – Thebes, një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 47-vjeçar grek. Nga përplasja, mbeti i vdekur një 18-vjeçar grek i cili ishte në makinën që drejtohej nga shqiptari.

Gjithashtu, u plagosën rëndë ky i fundit dhe pasagjeri tjetër në këtë mjet. Ndërsa 47-vjeçari grek që ndodhej në makinën tjetër e përfshirë në aksident, u plagos lehtë. Autoritet greke kanë hapur një hetim lidhur me çështjen.

Artikulli paraprakKAPEN SHPËRNDARËSIT E DROGËS NË SHKOLLAT E MESME TË TIRANËS
Artikulli tjetërPËRDHUNOI SHQIPTAREN, 9 VITE BURG ISH-LOJTARIT TË MILANIT, ROBINHO