Aksident – Mjeti me katër persona bie në humnerë në Qafë-Priskë

Një automjet në të cilin udhëtonin katër persona ka rënë në humnerë në Qafë Priskë. Aksidenti është regjistruar në orët e vona të pasdites së sotme, makina po udhëtonte nga Dajti në drejtim të Tiranës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikëse, të cilët po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti që janë bllokuar brenda. Nuk raportohet për viktima. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Artikulli paraprakSHQIPTARET FESTOJNE DITEN E PAVARESISE NE BRUKSEL
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKET E RAJONIT NE TIRANE,FIRMOSET MEMORANDUMI