Më datë 20.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit F.V. dhe E. Z, vjeç 43 e 17, banues në Gjermani e Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi F.V duke drejtuar mjetin tip “BMV” është përplasur me motorin tip “Dayang” që drejtohej pa leje drejtimi nga i mituri E.Z, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.