Aksidentohet ambulanca, plagosen dy infermierë

Dy infermierë të urgjencës janë plagosur lehtë në një aksident rrugor, ndërsa ishin duke transportuar me autoambulancë një të sëmurë. Ambulanca ishte duke udhëtuar me shpejtësi nga Ballshi për në spitalin e Fierit, por gjatë rrugës është përplasur me një mjet tjetër. Rruga është bllokuar, ndërsa një tjetër ambulancë ka ardhur për të marrë të sëmurën dhe dy infermierët e plagosur.

Artikulli paraprakSHQIPTARI I ARRESTUAR NË VJENË KISHTE PRODHUAR BOMBA NË GJERMANI
Artikulli tjetërAKSIDENTI I RËNDË,SHQIPTARI NË LUFTË ME VDEKJEN