
Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje dy ditë më parë një 38-vjeçar me biçiklete, në aksin rrugor Fushë-Mamurras-Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”.Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Sokrat Rajta, 35-vjeç banues në Kurbin, ndërsa identifikimi i tij u bë falë veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte 35-vjeçari në momentin e aksidentit.
Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e 31-majit, ku biçikleta me të cilen po lëvizte Anton Curkaj u godit nga një automjet i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 38-vjeçari gjeti vdekjen gjatë transportit për në spital, pasi nuk mundi tju mbijetojë plageve të marra.Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.’- njofton policia.


