Gjykata e Apelit në Korçë, ka lënë në burg të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit. Spiro Naçi, 29 vjeç, është lënë me masë sigurimi arrest me burg për 30 ditë.

Apeli nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie për Naçin. Ai u la në gjendje arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin. Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKAPET DROGË, 7 PERSONA BIEN NË PRANGAT E POLICISË
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS DY GRA,PLAGOSET DHE DREJTUESI