
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Shkodër kanë referuar materialet procedural në prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E.Z 26 vjeç, banues në Shkodër. Procedimi ndaj tij është ngritur pas një ngjarjeje të ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku shtetasi në fjalë duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeçar. Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ndërkohë është arrestuar shtetasi L. D., 41 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. N., 34 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. N., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin E. L., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. H., 55 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






