Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për aksidentimin e një fëmijë 6 vjeç.

Blutë kanë arrestuar shtetasin me iniciale O. D, lindur dhe banues në fshatin Dars të rrethit Mat. Sipas policisë, adoleshenti duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Leike”, pa targa, ka aksidentuar lehtë shtetasen F.K, 6 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Klosit, në afërsi të shkollës së mesme të këtij qyteti. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Seksionit për të Miturit për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Artikulli paraprakTRAFIKU NDËRKOMBËTAR I DROGËS, NË PRANGA “SHQIPTARI FLUTURUES”
Artikulli tjetërTRENI DEL NGA SHINAT, NË TË SHUMË VIKTIMA