Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Laç–Patok.

Sipas Policisë, rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, një automjet i drejtuar nga 33-vjeçarja A. S., banuese në fshatin Grëz të Fushë-Kuqe, është përplasur me një ciklomotor që drejtohej nga shtetasi L. T., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ciklomotorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë rreth orës 18:40.

Lezhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPROTESTA PËRPARA KRYEMINISTRISË PËR ZVËRNECIN, QYTETARËT ÇAJNË KORDONIN E POLICISË
Artikulli tjetërRAMA NË 35 VJETORIN E PS-SË SË TIRANËS: NUK KËRKOJMË LIRIMIN E VELIAJT SADO I PADREJTË TË NA DUKET NE