Policia Rrugore arreston në flagrancë një shtetas për “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Më datë 30.11.2016 jemi njoftuar se në rrugën Rranxa-Barbullush, në vendin e quajtur “Ish SMT”, Vau Dejës, një shtetas i paidentifikuar duke drejtuar mjetin furgon ka aksidentuar një shtetase dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga Shërbimet e Policisë Rrugore Shkodër, më datë 01.12.2016 u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : * Cin Shani, 55 vjeç, banues në Shkodër Nga verifikimet e bëra rezultoi se ky shtetas me mjetin e tij furgon me targa AA 071 BN ka aksidentuar shtetasen L.P. 52 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakDENOHET ME 14 VJET BURG I NDALUARI PER VRASJE
Artikulli tjetërSERI KONTROLLESH ANTI-DROGË, SEKUESTROHET 1 TON KANABIS