Nëntë persona kanë përfunduar në pranga në Itali për trafik droge dhe kontrabandë cigaresh. Mes të prangosurve ka edhe shtetas shqiptarë. Hetimi i Guardia di Finanza ka arritur të shkatërrojë dy grupe të ndryshme të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Që prej orëve të mëngjesit, Guardia di Finanza është hedhur në aksion duke shenjëstruar sidomos personat e dyshuar për kontrollin e marijuanës nga Shqipëria. Prokuroria e Brindizit ka kërkuar e ka marrë nga gjykata dritën jeshile për një seri masash shtrënguese në provincat e Brindisit, Barit dhe Leçes.

Artikulli paraprakARRESTOHET DJALI,KANOS NENEN ME SEPATE
Artikulli tjetërÇONTE SHQIPTARË NË ANGLI ARRESTOHET 38 VJEÇARI