Aksion i gjerë anti-terrorizëm , midis 8 të arrestuarve 1 shqiptar

Policia austriake ka kryer një sërë bastisjesh të enjten (26 janar) në Vjenë dhe në Grac, duke arrestuar 8 persona nga gjithsej 11 persona të shoqëruar dhe të marrë në pyetje. Në mesin e të arrestuar janë tre shtetas austriakë me origjinë të huaj, dy boshnjakë, një shqiptar nga Maqedonia dhe një sirian. Dhjetëra banesa janë kontrolluar në kryeqytetin e vendit dhe në qytetin e Gracit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Karl-Heinz Grundböck tha nga Vjena se nuk “mund të jepte shumë informacione dhe se operacioni është në vazhdim”. Rreth 800 agjentë policie janë angazhuar në aksionin e arrestimeve. Operacioni ka lidhje me arrestimet e fundit të një 18 vjeçari me origjinë nga Shqipëria nën akuzën e lidhjeve me organizata terroriste dhe nën dyshimin e përgatitjes së një sulmi terrorist në Vjenë. Mediat austriake bëjnë me dije se të gjithë personat ishin nën monitorim për sa i përket komunikimeve të tyre në internet. Ata mund të kenë lidhje me të ashtuquajturin Shteti islamik. Ata kanë lidhje me edhe me një predikues të urrejtjes, i arrestuar vitin e shkuar në Vjenë dhe i dënuar me 20 vite burg