Aksion i madh kundër shqiptarëve në Itali, kapet 5 milion euro drogë

Më shumë se gjysmë ton drogë e llojit marijuanë, e vlerësuar rreth 5 milion euro, është sekuestruar nga “Guardia di Finanza” e Lodit në Itali, raportojnë sot mediat lokale. Një furgon dhe një makinë u pikasën në hyrje të qytetit dhe u ndoqën deri në Muggio (Monza), në parkingun e një bari, ku ndërhynë efektivët. Tre shqiptarë, janë arrestuar në flagrancë nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen. Sasia prej 520 kg marjiuanë u gjet në dy mjetet si dhe një apartament që përdorej nga një prej të arrestuarve. Shqiptarët e vënë në pranga janë: L.A. 39-vjeç, me banim në Treviglio P.A. 33-vjeç, pa një vendbanim fiks në Itali dhe M.F. 28 vjeç , me banim në Cologno al Serio