Ne njesine administrative Gur i Zi e cila tashme i përket Bashkisë Shkodër ka nisur prej ditës se marte një aksion intensiv për pastrimin e mbeturinave ne te gjitha fshatrat e kësaj njësie.Puna ndërmarrjes se pastrimit u përqendrua ne fshatin e Jubanit ku mbeturina te shumta kishin mbuluar prej 2 muajsh këtë zone.

Sipas përgjegjësit te njësisë Gur i Zi shkak i këtyre vonesave ka qene kalimi i kompetencave dhe shkrirja e komunës duke bere qe fondi te mbese prej kohesh i bllokuar. Sa i takon derdhjes se mbeturinave Haxhari e cilëson si te nevojshme transportimin e tyre për ne landfillin e Bushatit.Banoret e fshatit Juban ne këtë njësi administrative ngrëne zërin për derdhjen e ketyre mbeturinave pasi keto te fundit po derdhen prane nje baseni ujor.Ata shprehen se plehrat përzihen me ujërat e pijshëm duke ndotur kështu ndjeshëm puset qe ndodhen ne shtepiat e qindra banoreve.

Artikulli paraprakARDHJA E SHTATORIT “ÇLIRON” MURIQANIN
Artikulli tjetërQARKU SHKODËR MARRËVESHJE ME PROVINCEN HENAN NË KINË