Për t’i shërbyer një sezoni turistik sa më të mbarë, Bashkia Shkodër po kryen ndërhyrje në të gjitha njësitë administrative dhe pjesët e qytetit. Gjatë kësaj jave puna është përqëndruar në disa fshatra të njësisë administrative Rrethina, ku janë kryer pastrime të trotuareve dhe kanaleve kulluese e vaditëse, mjediseve përreth shkollave dhe qendrave shëndetësore. Një pjesë e këtyre ndërhyrjeve është kryer edhe në investime që ende nuk janë marrë në dorëzim nga ana e bashkisë, siç është rasti i rrugës së Hotit të ri, e mbuluar e gjitha nga barishtet dhe mbetjet e tjera.

Paralelisht me ndërhyrjet që po kryen në territor, bashkia Shkodër i fton qytetarët dhe vizitorët që lëvizin në këto zona, që të kontribuojnë për mbajtjen pastër të mjedisit dhe të mos dëmtojnë investimet publike siç janë pemet dekorative, ndriçuesit, kazanët e mbeturinave etj. Le t’i shërbejmë të gjithë sëbashku Shkodrës, duke i dhënë imazhin që ajo meriton, e duke i garantuar një sezon turistik të suksesshëm.

 

Artikulli paraprakSHTYHET AFATI ME 10 DITË PËR TU REGJISTRUAR NË SHKOLLË
Artikulli tjetërPASTRIMI I MBETURINAVE PROBLEM NË RRUGËN “DEDË GJO LULI”