Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Velipojës, me angazhimin e institucioneve vendore dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin.
Gjatë këtij aksioni, Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e hapësirave natyrore, ndërsa drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha, nënvizoi nevojën për ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe kujdes të përditshëm ndaj mjedisit.
Autoritetet bëjnë thirrje që çdo qytetar dhe vizitor të kontribuojë në mbajtjen pastër të bregdetit dhe zonave të mbrojtura, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe një investim për të ardhmen.

Artikulli paraprakZHVILLIMET NGA RENDI NË SHKODËR, GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërMIRDITA KËRKON RIKTHIMIN NË KUFIJTË NATYRORË