Dhjetëra shezllone dhe çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme në vijën bregdetare të Shëngjinit janë sekuestruar gjatë një aksioni të ndërmarrë nga autoritetet vendore për lirimin e hapësirave publike.Operacioni u zhvillua nga Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse, pas konstatimit të rasteve të zaptimit të plazheve publike nga subjekte private që ushtronin aktivitet pa lejet përkatëse.Gjatë kontrolleve u evidentuan shkelje në pesë subjekte, ndërsa u hoqën dhjetëra shezllone dhe çadra të vendosura në kundërshtim me rregullat. Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanej, bëri të ditur se aksioni u ndërmor pas përfundimit të afateve për pajisjen me kontrata dhe leje, duke theksuar se synimi është garantimi i aksesit të lirë të pushuesve në hapësirat publike të plazhit.

Sipas Bashkisë Lezhë, kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa çdo zaptim i paligjshëm i hapësirave publike do të ndëshkohet në përputhje me ligjin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA PARAQITJE QESHARAKE NË MIQËSORET NË SLLOVENI
Artikulli tjetërSKEMA E SUBVENCIONEVE, APLIKOJNË RRETH 2,500 FERMER