Policia e shtetit vijon operacionet antikanabis nga toka dhe ajri për asgjësimin e bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë 72 orëve të fundit janë asgjësuar 163 bimë cannabis sattiva, ndërsa operacioni do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit. Të paktën 163 bimë Cannabis Sativa janë evidentuar dhe asgjësuar gjatë 72 orëve të fundit në zona malore të pyllëzuara. Policia e Shtetit vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga toka dhe ajri. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia bën me dije se janë rikontrolluar sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, toka private dhe shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Ndëkohë, kontrolle të policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike ka patur edhe në të gjithë vijën bregdetare shqiptare, në basene dhe ujëmbledhës. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Strukturat e policisë bëjnë me dije se operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje deri në rikontrollin e plotë të territorit të venditn dhe asgjësimin e bimëve narkotike.