Pas aksioneve të policisë bashkiake për lirimin e hapësirave poubike, tregtarët e fruta-perimeve në lagjen Rus kanë paralajmëruar protestë në rast se nuk i jepet zgjidhje kësaj situate.

Ata i bëjnë thirrje kryetares së bashkisë për gjetjen e një tregu ku mund të shesin. Tregtarët ambulantë përbëjnë problem për hapësirat publike në qytetin e Shkodrës, ndërsa para dy ditësh bashkia ndërmori disa aksione për largimin e tyre. Kjo i ka acaruar së tepërmi tregtarët, të cilët kërkojnë zgjidhje të kësaj problematike, pasi sipas tyre bashkia po lë pa punë qindra familje.