Ka filluar mengjesin e se merkures ne Gjykaten e Shkodres, seanca per masen e sigurise ndaj 7 te ndaluarve nga operacioni “Balerina” i policise se Shkodres disa dite me pare.

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Balerina” ka ndaluar një tutor të identifikuar si Rinard Tota dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion në lokalin e tij trekatësh “Tata”. Operacioni “Balerina” ka çuar prapa hekurave një grup që trafikonte dhe kryente veprën penale të prostitucionit. Policia ka arrestuar kokën e bandës, shtetasin Rinard Tota, 50 vjeçar dhe pronar i një ambienti 3 katësh ku kryhej prostitucioni i një sërë vajzash.

Te arrestuarit jane:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

– S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N., banues në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET BANESA PRANË SHKOLLËS “OSO KUKA”
Artikulli tjetërSOT DËNOHET RATKO MLLADIÇ