
Një ditë më parë Inspektoriati Kombëtarë I Mbrotjes së territorit ndërmori aksionin për prishjen e ndërtimeve në rrugën Hani i Hotit – Shkoder, në kuadër të vendimit të qeverisë për lirimin e hapësirave në dy anët e rrugës në një distancë 6 metër. Një pjesë e banoreve kanë ndërhyrë vullnetarisht për prishjen e ndërtimeve e kryesisht të avullive.
Bejto Hasmuaj megjithëse e ka hequr vet rrethimin e oborrit thekson se ky vendim I ka marrë një siparfaqe të konsiderueshme të tokës të cilën e ka të trashëguar.
I moshuari thotë se e ka të pa mundur për të bërë rrethimin e ri pasi vlera e ndertimin kushton
Në total janë të evidentuara afro 400 objekete në aksin hani I hotit –shkodër dhe Shkodër – Paçram por rreth 350 ndërtime janë hequr vullnetarisht ndërsa 50 janë në plan për tu prishur nga IKMT në dy anët e rrugëve nacionale






