IKMT në kuadër të aksionit që ka ndërmarrë që prej mëngjesit të së hënes, ka shembur Bar Restorant “Dubai”, pishinen dhe dy njesi të tjera shërbimi.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonat pranë brigjeve të Lumit Drin dhe Bunë, Bashkia Shkodër.

Planifikohet vijimi i aksionit dhe në zona të tjera përfshirë struktura të paligjshme të vendosura në Liqenin e Shkodrës. Këto aksione janë të domosdoshme dhe kontribojnë në menaxhimin e burimeve ujore, sidomos në drejtim të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ CELIBASHI-BASHKIVE: MERRNI MASA PËR ZBATIMIN E AFATEVE! VONESA NË AFISHIMIN E LISTAVE TË ZGJEDHËSVE
Artikulli tjetërBENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN