Policia bën bilancin e aksionit të qarkullimit rrugor për të kontrolluar respektimin nga shoferët të rregullava të qarkullimit. Vetem gjate 24 oreve te fundit në zonën Tiranë – Durrës janë dhënë 81 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit • 107 masa për parakalim të gabuar • 115 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit • 12 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit • 45 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit • 682 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 15 mjete për mosshlyerje të masave administrative, nga 7 masa deri në 12 masa adminsitrative. Ne kuader të aksionit “Shpejtësia dhe alkooli në timon vrasin jetën”, Policia Rrugore e Tiranës, si çdo fundjavë, ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore. Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se: Në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ai Tiranë – Durrës e anasjelltas, janë ushtruar kontrolle me Drager e Radar. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 64 Leje Drejtimi dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. Në drejtim të shpejtësisë në akset interurbane dhe ato urbane kryesore, gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar: 27 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku shpejtësia vijonte nga 146 km/h deri në 236 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpjetësia varionte nga 89 km/h deri në 108 km/h. Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë: 6 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ku masa e alkoolit varionte nga 0.67 mg/l deri ne 0.85mg/l. Janë pezulluar 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes, ku masa e alkoolit varionte nga 0.22 mg/l deri ne 0.47 mg/l.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 18 Leje Drejtimi për shkelje të tjera. Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin të pa pajisur me Leje Drejtimi. Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur: • 81 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit • 107 masa për parakalim të gabuar • 115 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit • 12 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit • 45 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit • 682 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar dhe 15 mjete për mosshlyerje të masave administrative, nga 7 masa deri në 12 masa adminsitrative. Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe jo për qëllimin e ndëshikimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve.

Artikulli paraprakPËRNDIQTE PREJ MUAJSH PUNONJËSEN E POLICISË, ARRESTOHET I RIU
Artikulli tjetërPOLICIA NDALON TRE PERSONA SEKUESTROHET VAJ HASHASHI