Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka filluar aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonën ku bashkohen lumenjtë Drin dhe Bunë, në Bashkinë Shkodër.

Që prej mëngjesit, policia ka blinduar rrugën dalëse të Shkodrës, pranë urës së Baçallekut për të ndërhyrë me forca të shumta policore në kompleksin “ Dubai”.

Fillimisht aksioni hasi në rezistencën e pronarëve, por pavarësisht kësaj , policia ndërhyri duke shembur objektin. Administratori I kompleksit “Dubai” përmes këtij dokumenti ka kërkuar të hidhet poshtë vendimi i kadastrës për të mos legalizuar këtë objekt duke e cilësuar ndërhyrjen të pa ligjshme.

Operacioni parashikon shembjen e objekteve nga 1 deri në 3 kate, si dhe strukturave ndihmëse. Ky aksion synon mbrojtjen e brigjeve të lumenjve dhe menaxhimin më të mirë të burimeve ujore, veçanërisht për reduktimin e rrezikut nga përmbytjet.

Në vijim, priten ndërhyrje edhe në zona të tjera, përfshirë Liqenin e Shkodrës, për të larguar ndërtimet e paligjshme dhe për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.

Artikulli paraprak“SHKODRA KA HYRË NË NJË FAZË TË RE”, RAMA FLET PËR PROJEKTET NË QYTET: ËSHTË FILLIMI I NJË TRANSFORMIMI QË NISI 30 VJET ME VONESË!
Artikulli tjetërKOPLIK, INTERES I LARTË PËR ANALIZAT CHECK-UP