Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së nëntë të aksionit anti informalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014. Bizneset e reja të regjistruara kanë arritur 4602, ndërsa janë mbyllur me shkelje 541 biznese. Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, janë verifikuar 23,644 subjekte ku 20.5% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërorë gjatë nëntë javëve to para të aksionit 935 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 541 subjekte të paregjistruara në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë; Janë regjistruar 4,602 subjekte të reja.