Gjatë aksionit kundër informalitetit, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër ka kontaktuar ballë përballë 2800 tatimpagues.

Sipas drejtorit të këtij institucioni Hysen Hysa, gjatë një deklarate për mediat, 15% e subjekteve kanë rezultuar me shkelje, 450 vizita kanë qenë këshilluese. Sipas tij, nuk është hasur në vështirësi përgjatë kësaj periudhe dhe të gjitha bizneset kanë qenë mirëkuptuese. Gjatë kësaj periudhe janë lidhur 10 aktmarrveshje me këste, ndërkohë, janë falur plot 7030 subjekte me ligjin e faljes, nga vitet e mëparshme, deri në 2010-ën.

Sipas Hysës, aksioni ka qenë më shumë këshillues dhe jo penalizues. Këtë e tregojnë edhe shifrat pozitive prej vetëm 15% të subjekteve që janë gjobitur. Aksioni kundër informalitetit ka nisur që në datën 1 tetor të këtij viti. Vetë Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se ky mandate do të jetë për luftën kundër informalitetit.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH QEVERINË NË DIBËR
Artikulli tjetërBY PASS-i, BANORËT E DOBRAÇIT NË PROTESTË