
Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka dhene detaje ne lidhje me aksionin e zhvilluar diten e diele në tregun e Milotit.Në njoftimin për shtyp AKU bën me dije se Drejtoria Rajonale Lezhë ka realizuar një kontroll zyrtar në Tregun e Milotit, bazuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm Për kryerjen e monitorimit të ketij tregu.Gjatë kontrollit u konstatua një individ që tregtonte mish derri pa certifikatë veterinare, pa vulë identifikimi, pa faturë tatimore, si dhe në kushte të papërshtatshme për tregtim, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në fushën e sigurisë ushqimore.Në vijim të këtyre konstatimeve, u bë bllokimi i një sasie prej 75.8 kg mish derri, për të cilën u mor masa e asgjësimit, në prani të autoriteteve kompetente. Njëkohësisht, ndaj subjektit përgjegjës u aplikua masë administrative me gjobë, sipas legjislacionit në fuqi.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se masat janë marrë menjëherë dhe me efikasitet maksimal, me qëllim parandalimin e çdo rreziku që mund të lindë nga tregtimi i produkteve ushqimore jashtë standardeve ligjore.AKU mbetet në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke ftuar për bashkëpunim të ngushtë institucionet e tjera ligjzbatuese për vijimin e kontrolleve të rrepta në të gjitha rastet ku evidentohen parregullsi në tregtimin e ushqimit.Gjithashtu Autoriteti Kombetar i Ushqimit ju ben thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast ku cenohet siguria ushqimore dhe të furnizohen vetëm pranë subjekteve të licencuara dhe të autorizuara për tregtimin e produkteve ushqimore.






