Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.

Në një deklaratë për mediet, Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë. Spaho tha se ka pasur vetëm dy raste ku bizneset kishin zënë hapësirë më shumë se sa i është dhënë nga aplikimi, por është zgjidhur pa konflikt.

Po ashtu Spaho nënvizoi se problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura dhe e vendos agjencia e turizmit.

Zv/drejtori thotë se ky aksion do të vijojë deri në fund të sezonit turistik ku do të ketë herë pas here kontrolle përgjatë vijës bregdetare.

Artikulli paraprakVELIPOJË, POLICIA: 2 SUBJEKTE KISHIN ZËNË MË SHUMË HAPËSIRË
Artikulli tjetërSHKODËR, INAUGUROHET “XHEDIS CENTER”