Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër vijon me ndërhyrje konkrete në disa zona të qytetit, ku janë hequr zaptimet e paligjshme që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe cenonin estetikën urbane. Qytetarët e Shkodres e kanë cilësuar ndërhyrjen si të nevojshme

Autoritetet vendore kanë deklaruar se ky aksion do të vijojë me vendosmëri dhe do të shtrihet në të gjitha zonat problematike të qytetit. Ata theksojnë se zbatimi i ligjit dhe rregulli në hapësirat publike janë parakushte për një qytet më funksional dhe më të jetueshëm.
Bashkia Shkodër ka perseritur thirrjen ndaj qytetarëve dhe subjekteve private të respektojnë hapësirat publike dhe të kontribuojnë për një mjedis të përbashkët të rregullt dhe të sigurt.

Artikulli paraprakDENONCIMI, HUMBIN BIZHUTERITË NË AEROPORTIN E RINASIT
Artikulli tjetërULTIMATUMI PËR BIZNESET NË RRUGËT KOMBËTARE