Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre të ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët.

Në postimin e tij, Rama e cilësoi këtë fenomen jo vetëm si një shkelje e rëndë ligjore, por edhe si një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve shqiptarë.

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër,” shkruan Kryeministri.

Ai theksoi se strukturat shtetërore do të jenë maksimalisht të angazhuara për identifikimin, kontrollin dhe sekuestrimin e produkteve që tregtohen pa faturë, si pjesë e një lufte të pandalshme kundër informalitetit dhe rrezikimit të sigurisë ushqimore.

Artikulli paraprakSIGURIA NË RRUGË, PROBLEM NË SHKODËR
Artikulli tjetërANULOHET KONCESIONI MILOT-BALLDRE, MIE: OFERTAT E DORËZUARA NUK PËRMBUSHIN KRITERET