Pallati 12 katësh në Lezhë, pas një verifikimi nga ekspertë të huaj dhe izraelit njëkohësisht, është shpallur i banueshëm. Shqiptarja.com disponon aktin e konstatimit, nga ku bëhet me dije se dëmet në këtë objekt janë të ulëta, e për rrjedhojë është i banueshëm.

Në dokumentin që mban firmën e përgjegjësit të grupit, Nik Lena, thuhet: Struktura e objektit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Ky pallat, në të cilën jeton kryebashkiaku Pjerin Ndreu, ka qenë në qendër të vëmendjes dy ditët e fundit sepse banorët refuzonin që të futeshin në shtëpitë e tyre për shkak të frikës. Ka qenë ministri Lleshaj i cili ka ripërsëritur thirrjet, pas bisedimit me ekspertët,  që ky pallat nuk ka pësuar dëmtime strukturore, por ata kërkonin një verifikim më të mirë teksa nuk munguan edhe debatet me tone të larta.

Artikulli paraprakQEVERIA SHKARKON ARBEN MALAJN NGA DETYRA NË BANKËN E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërNUK JETONIN DOT PA NJËRI-TJETRIN…PAS 68 VITEVE MARTESË NDËRRUAN JETË ME NJË DITË DIFERENCË