Katër tetori njihet në të gjithë botën si dita botërore e kafshëve. Në Shkodër krahasuar me një vit më parë shprehet Oli Pero e organizatës për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve “Animals Need Me” numri i kafshëve endacake është dyfishuar si shkak i braktisjes së tyre nga persona të papërgjegjshëm si dhe prurjeve të kafashëve nga qytete të tjera.

Aktivistja për mbrojtjen e kafshëve vlerëson faktin që në Shkodër po ndërtohet për herë të parë një streheëz për largimin e mbi 150 kafshëve endacake nga rrugët e qytetit.

Ajo që mungon në Shkodër sipas organizatës “Animals Need Me” është mungesa e denoncimeve nga qytetarët në polici për braktisjen e kafshëve nga persona të papërgjegjshëm ndërsa kërkohet edhe një angazhim më i madh i policisë për goditjen e rasteve kur kafshët sillen nga qytete të tjera në Shkodër.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJET VENDORE, META PAS TAKIMIT ME BEGAJN: S’KA RËNDËSI DATA, E RËNDËSISHME QË RIKTHEHET PLURALIZMI
Artikulli tjetërTETORI ROZË, 40 MAMOGRAFI NË DITË NË POLIKLINIKË