Në ditën botërore të fëmijëve që lindin para kohe të quajtur prematurë, reparti i neonatologjisë në Shkodër pranë Spitalit Obstetrik Gjinekologjik ka realizuar një aktivitet festiv me fëmijë prindër dhe stafin mjekësor.

Shefja e këtij reparti ne qytetin e Shkodrës Servete Toshi u shpreh se nr çdo 29 min në bote lind një bebe premature ndërsa në vit 15 milion të tillë.Ajo kërkoj sensibilizimin e të gjithë strukturave shëndetësore të jenë të vëmëndshëm ndaj këtyre fëmijëve.Sipas shefes Toshi reparti i prematurës ka nisur punën e tij nga me te paret ne vend prej gati 40 vitesh ndërsa aktualisht stafi përbehet prej 27 vetesh.Sipas te dhënave te Spitalit Obstetrik Gjinekologjik ne shkodër te cilat flasin për vitin 2014 nga 2070 fëmije qe kane lindur gjithsej 113 prej tyre kane qene lindje të parakohshme.Gjithmonë sipas të dhënave të repartit të neonatologjisë nga këto vdekje prematurë kane qene 4, një numër relativisht i vogël.