Festa e Austrisë është festuar në qytetin e Shkodrës përmes një aktiviteti të veçantë, organizuar nga ambasada austriake në vendin tonë dhe Konsullata e Nderit e Austrisë në Shqipëri.

Kjo festë këtë vit përkon edhe me 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Të pranishëm ishin kryetarë të bashkive të veriut, politikanë, përfaqësues të klerit si dhe figura të tjera të larta të qytetit tonë. Në hapje, konsulli i nderit Gjergj Leqejza, tha se është krenar që përfaqëson një komb me shumë dimensione humane dhe zhvillimi. Nga ana tjetër ambasadori austriak në Shqipëri, Johan Sattler, tha se për Austrinë Shkodra dhe veriu i Shqipërisë kanë pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë.

Artikulli paraprak“KANDILI I ARGJANDIT” PESË ÇMIME NË KOSOVË
Artikulli tjetër“PRENKË JAKOVA”, KONCERT INSTRUMENTAL ME SHKOLLËN E MESME