U ZGJODH KALAJA “ROZAFA” PËR T’U VIZITUAR NGA NXËNËS TË SHKOLLËS “28 NËNTORI”. Në ditën ndërkombëtare të muzeve drejtoria rajonale e kulturës kombëtare zgjodhi kalanë “Rozafa” si një prej parqeve arkeologjike duke organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” Specialistja e DRKK Xhemalije Vuka tregon edhe rëndësinë e kalasë “Rozafa”, i shpallur park arkeologjik që në vitin 2005.

Nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” vlerësojnë faktin që u zgjodh kalaja “Rozafa” në ditën botërore të muzeve. Në ditën botërore të muzeve përveç aktivitetit të drejtorisë rajonale të kulturës me nxënësit, me dhjetra turistë u ngjitën në kalanë “Rozafa” për ta vizituar atë.