Në kuadër të festave të 7 dhe 8 Marsit, Shkolla e Mesme “At Gjon Karma” në Njësinë Administrative Guri i Zi ka organizuar një aktivitet të veçantë në nder të nënave dhe mësueseve. Nxënësit përgatitën një program të pasur artistik me këngë dhe recitime. Alma Pervizi, koordinatorja e shkollës, vlerësoi rolin e rëndësishëm të mësueseve dhe nënave në edukimin dhe formimin e brezave.
Prindërit shprehen falendërimet e tyre për punën dhe përkushtimin e stafit pedagogjik.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive dhe shërbeu si një moment vlerësimi dhe respekti për figurën e nënës dhe të mësueses.

Artikulli paraprak“PEISAZHI KULTUROR DHE ARKITEKTURA E KRAJËS”
Artikulli tjetërLEZHË, ZHVILLIMET E RENDIT NË 24 ORË