Në hollin e teatrit “Migjeni” është zhvilluar një aktivitet me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Bruno Shllakut. Aktorë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij u mblodhën për të ndarë kujtime dhe vlerësime mbi jetën dhe krijimtarinë artistike të tij. Gjatë aktivitetit, aktorët dhe miqtë e tij folën për bashkëpunimet ndër vite, duke kujtuar me profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin që Bruno Shllaku sillte në çdo projekt artistik.
Bruno Shllaku është një aktor shqiptar, ka lindur në vitin 1956 në Qytetin e Shkodrës. Fillimet e tij artistike do t’i gjejmë që në moshë të vogël, kur ai ishte vetëm 11 vjeç, me trupën e Teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit në të cilën punonte si regjisor babai i tij. Në vitin 1982 për vlerat e tij artistike do të emërohet si aktor pranë Teatrit profesionist “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Roli i tij i parë do të jetë ai në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku.

Artikulli paraprakZBARDHET PËRPLASJA ME ARMË NË LEZHË
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA, “EC \ DON’T STOP!”