Mbi 6,400 tërmete janë regjistruar në zonën midis Santorinit dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt, thuhet në një deklaratë nga Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Sipas të dhënave, më 2 shkurt kanë ndodhur mbi 1300 tërmete dhe më 3 shkurt mbi 1400 në rajon.

“Shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se ~ 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor”, thonë ekspertët grekë.

Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit.

Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak”TURIZMI, INDUSTRI QË PRODHON 4.5 MLD TË ARDHURA”, RAMA-SHQIPTARËVE NË GREQI: HAJDENI KËTU SE ËSHTË MË MIRË
Artikulli tjetërSHKODËR, LËVIZTE ME ARMË TEKSA ISHTE NË KËRKIM PËR PLAGOSJE, ARRESTOHET 22-VJEÇARI