
Kjo e premte e 21 shkurtit shënon ditën ndërkombëtare të Gjuhës Amëtare. Në kuadër të kësaj date të shënuar, shkolla e mesme “28 nëntori” organizoi një aktivitet kulturor – shkencor “Shqipja, gjuhë në përjetësi” në të cilin morën pjesë nxënës të shkollës. Mësuesja e gjuhës shqipe, Orjeta Dushi lartëson gjuhën shqipe pavarësisht sfidave të viteve të fundit.
Ndërkohë, nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitetet tregojnë lidhjet e tyre në gjuhën shqipe.
Në aktivitetin kulturor – shkencor “Shqipja, gjuhë në përjetësi” morën pjesë edhe profesionistë të fushës dhe prindër të nxënësve që interpretuan në këtë aktivitet.