
Në ambientet e xhamisë së Plumbit në Shkodër, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet me temë “Si të ishte një copë hënë”. Ky aktivitet, i njohur edhe si Mevludi Sherif, u zhvillua në një atmosferë gëzimi dhe shpirtërore, ku të pranishmit u mblodhën për të festuar dhe për të nderuar Pejgamberin. Në fjalën e tij, Myftiu I Shkodrës, Imam Muhamed Sytari shprehu lumturinë që të rinjtë po kthehen drejt vlerave të besimit dhe aktiviteteve islame.
Në këtë aktivitet u përfshinë lexim nga Kur’ani, ligjërata nga hoxhallarë, këndim pjesësh nga Mevludi, ilahi, si dhe shpërndarje literature. Në këtë ngjarje morën pjesë hoxhallarë edhe nxënës të ftuar nga xhamia e Oblikës dhe Vukatana.






